Provokohen keq pushuesit në Durrës: Restoranti vendos flamurin serb në hyrje të lokalit, por jo edhe atë të Kosovës

  • G.G /
  • 19 June 2021 - 10:17
Provokohen keq pushuesit në Durrës: Restoranti vendos flamurin serb në hyrje të lokalit, por jo edhe atë të Kosovës

Pushuesit kosovarë në Shqipëri po vazhdojnë me ankesat e tyre për trajtimin që po u bëhet nga stafi i bizneseve private afër zonave të plazhit.

Një pushues është shprehur i indinjuar me atë që ka parë në një restaurant në plazhin e Durrësit.

Ai ka dërguar një video ku shihet se në mesin e flamujve të vendosur aty nga stafi i restuarantit, është flamuri serb.

Por, siç thotë ai, nuk është vendosur ai i Kosovës.

“Përderisa flamuri i Serbisë është vendosur dhe ai i Kosovës jo, atëherë nuk po muj me e kuptu a jom në Shqipëri a jo”, ka shkruajtur ai.

Edhe ditë më parë në mediat kosovare u raportua për një incident të ngjashëm ku në këtë zonë të plazhit u shfaqën shkrime kundër Kosovës.

(Kosova Sot Online)