Këto lagje të Prishtinës sot mbesin pa ujë

  • A.P /
  • 20 June 2021 - 08:59
Këto lagje të Prishtinës sot mbesin pa ujë

Sot, ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit nën mbikqyrjen e drejtorisë teknike kanë planifikuar realizimin e disa punimeve teknike në rrjet, në gypin me diametër fi 200 mm, në rrugën e ” Tiranës” në Prishtinë.

Punimet do të fillojnë së realizuari duke filluar nga ora 12:00, me ç’rast pa furnizim me ujë të pijshëm do të mbesin: lagjja” Lakrishte”, një pjesë e lagjes” Dardania” dhe një pjesë e lagjes ” Arbëria” mbi hekurudhë deri te komuna e re e Prishtinës.

Furnizimi rikthehet pas sanimit të gypit.

(Kosova Sot Online)