Kryediplomati kroat: Të liberalizohen vizat për Kosovën sa më shpejt

  • E.K /
  • 22 June 2021 - 11:14
 Kryediplomati kroat: Të liberalizohen vizat për Kosovën sa më shpejt

Maqedonia Veriore dhe Shqipëria i kanë përmbushur të gjitha kriteret për t’i hapur negociatat për anëtarësim sa më shpejt që të jetë e mundur në Bashkimin Evropian dhe Kosova e meriton liberalizimin e vizave, tha ministri i Jashtëm kroat, Gordan Grlic Radman të martën në Luksemburg, raporton HRT.

Para takimit të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të BE-së, theksohet se ende nuk ka marrëveshje për t’i hapur negociatat me Maqedoninë e Veriut për shkak të kundërshtimit të Bullgarisë. 

Për Shqipërinë nuk ka pengesa, por siç raporton HRT e kroacisë, disa vende nuk duan të ndajnë çështjen e hapjes së negociatave me Shqipërinë nga hapja e negociatave me Maqedoninë e Veriut.

Ministri Grlić Radman tha se Kosova duhet ta marrë liberalizimin e vizave sa më shpejt të jetë e mundur dhe se Kroacia e mbështet fuqimisht këtë.

“Kroacia do të donte të diskutonte statusin e kandidatit të Bosnjë dhe Hercegovinës sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ndër tjerash Grlić Radman dhe theksoi edhe njëherë nevojën për ta ndryshuar ligjin zgjedhor në atë vend në mënyrë që të sigurohet barazia e tre popujve përbërës.

(Kosova Sot Online)