Japonia furnizon Kosovën me pajisje mjekësore

  • A.P /
  • 22 June 2021 - 16:38
Japonia furnizon Kosovën me pajisje mjekësore

Japonia ka furnizur Kosovën me disa pajisje mjekësore.

Ministria e Shëndetësisë sot mori pjesën e dytë të pajisjeve moderne mjekësore të prodhuara në Japoni, 7 monitor shtrati, 3 Termografë, 2 aparate me ultratinguj dhe 1 radiografi mobile, e cila është një donacion nga Qeveria e Japonisë.

Pas mbërritjes së këtyre pajisjeve, marrëveshja për dhënien e pajisjeve e nënshkruar nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Japonisë e cila është vlera totale prej 810,000 euro është implementuar plotësisht.

Donacioni do të mbështesë përpjekjet e Ministrisë së Shëndetësisë përballë COVID-19 duke siguruar pajisje për institucionet spitalore në mënyrë që të sigurojë shërbime shëndetësore cilësore dhe të sigurta për pacientët.

Ceremonia e dorëzimit të pajisjeve u mbajt së bashku nga Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe Mitsunori Ogasawara, i ngarkuari me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë.


(Kosova Sot Online)