Rriten rastet me variantin Delta, Australia zgjat mbylljen në Sidnei

  • E.K /
  • 26 June 2021 - 13:13
 Rriten rastet me variantin Delta, Australia zgjat mbylljen në Sidnei

Qyteti australian i Sidneit ka hyrë në një shtet-rrethim dy javor, për shkak të rritjes së numri të rasteve të reja me COVID-19.

Më shumë se dy milionë njerëz në qendër dhe rrethinat e qytetit janë detyruar të mbyllen për të respektuar masat e reja të cilat kanë hyrë në fuqi që nga e premtja që shkoi.

Sipas raporteve të fundit, më shumë se 80 raste me variantin Delta të koronavirusit janë konfirmuar në Sidnei vetëm në ditët e fundit.

Varianti indian, i njohur ndryshe si varianti Delta, tashmë po përhapet më të madhe në shumë shtete të botës. Ky variant thuhet se përhapet më lehtë dhe është më i rrezikshëm.

(Kosova Sot Online)