Në malet e Drenicës gjendet i vdekur një person

  • E.K /
  • 28 June 2021 - 09:34
Në malet e Drenicës gjendet i vdekur një person

Një person është gjetur i vdekur në Skenderaj dy ditë më parë, ka njoftuar policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Sipas policisë, një dëshmitar e ka gjetur në pyll viktimën mashkull kosovar.

Në vend të ngjarjes kanë dalë ekipet mjekësore dhe të policisë, që kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Rasti po vazhdon të hetohet.

“Skenderaj 26.06.2021-23:00. Është raportuar  se dëshmitari mashkull kosovar në pyll  kishte gjetur  viktimën mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.

(Kosova Siot Online)