Pas Simmons, akuza drejt EULEX-it edhe Bamieh: Është mision politik

  • A.P /
  • 30 June 2021 - 15:56
Pas Simmons, akuza drejt EULEX-it edhe Bamieh: Është mision politik

Ish-prokurorja e EULEX-it, Maria Bamieh thotë se ky mision i ka dërguar në Beograd për t’i zgjidhur, të gjitha rastet e krimeve të luftës në të cilat janë të dyshuar serbët. Ajo poashtu ka thënë se pajtohet me ish-Gjykatësin Malcolm Simmons se EULEX është mision politik.

Bamieh në një intervistë për Danas-in serb tha se një prokuror i këtij misioni që është marrë me krime lufte i ka thënë se të gjitha rastet me serbë të dyshuar për krime lufte janë dërguar në Beograd.

“Megjithëse nuk jam marrë me krime lufte në EULEX, gjeta 400 raste, ndër të cilat serbët ishin paditur dhe të cilat nuk ishin regjistruar. Unë e informova menaxhmentin dhe u krijua një ekip për t’i shqyrtuar ata. Në atë kohë, nuk e dija se çfarë ndodhi me ato raste, sepse u ktheva në detyrat e mia të zakonshme në lidhje me krimin financiar. Pas një viti, unë fola me prokurorin e krimeve të luftës, i cili më tha se të gjitha çështjet në të cilat të dyshuarit serbë u dërguan në Serbi për zgjidhje. Nuk mund ta kuptoja një vendim të tillë, sepse Prokuroria Speciale e Kosovës duhej marrrë me ato raste ”, ka thënë Bamieh për Danas

Ndryshe, ish prokurorja Bamieh është e njohur se ka folur publikisht për korrupsionin në EULEX. Ajo e bëri këtë për herë të parë në vitin 2014. Dhe, që nga ajo kohë, ajo përpiqet të provojë pretendimet e saj, së pari në media, pastaj edhe në gjykatë, duke pasur parasysh se ajo paditi EULEX para gjykatës administrative britanike në Londër.

Ish-prokurorja Bamieh ka thënë poashtu se pajtohet me ish-gjykatësin Simmons se EULEX është mision politik

(Kosova Sot Online)