31 pacientë të hospitalizuar me koronavirus në Kosovë, 3 në gjendje të rëndë

  • E.K /
  • 02 July 2021 - 12:59
 31 pacientë të hospitalizuar me koronavirus në Kosovë, 3 në gjendje të rëndë

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 87 pacientë janë duke u trajtuar në klinikat COVID të QKUK’së dhe në spitalet e përgjithshme.

Sipas SHSKUK’së, 31 pacientë janë të konfirmuar pozitiv me këtë virus, ndërsa 3 janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

63 pacientë janë me oksigjeno-terapi.

Njoftimi i plotë:

COVID 19: 87 pacientë në trajtim

Në saje të raportit të punës për datën 2 korrik 2021, 87 pacientë janë duke u trajtuar në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme.

31 janë të konfirmuar pozitivë, 3 janë në gjendje të rëndë dhe 63 janë me oksigjeno- terapi.

Në QKUK janë të shtrirë 69 pacientë:

13 të konfirmuar me COVID-19

52 me oksigjeno-terapi

3 në gjendje të rëndë

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave

Klinika Infektive, 13 pacientë, 3 në gjendje të rëndë + 19 pacientë post-covid nga Klinika e Pulmologjisë

Klinika e Pulmologjisë, 37 pacientë

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 18 pacientë

18 të konfirmuar pozitivë

11 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme

Spitali i Prizrenit, 1 pacient

Spitali i Gjakovës, 1 pacient

Spitali i Pejës, 2 pacientë

Spitali i Gjilanit, 13 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 1 pacient

(Kosova Sot Online)