Policia në Ferizaj gjobit qytetarin për tejkalim të rrezikshëm

  • G.G /
  • 05 July 2021 - 11:43
Policia në Ferizaj gjobit qytetarin për tejkalim të rrezikshëm

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka arritur të identifikojë personin, i cili me automjetin e tij të udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim rrezikshëm në rrugën magjistrale Ferizaj-Gjilan,  në fshatin Dardani të Ferizajt.

Kjo informatë me foto u dërgua nga një qytetarë në adresën e policisë.

Policia, e ftoi qytetarin B.A (M/SH/K) 30 vjeçar, në Njësinë Rajonale të Komunikacionit të Ferizajt dhe ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar dhe për këtë mori gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, inkurajon qytetarët, si në këtë rast,  që të njoftojnë policinë, pa hezitim, për kundërvajtjet e ndryshme, që mund të shkaktohen në komunikacionin rrugor.

(Kosova Sot Online)