Konjufca i drejtohet me shaka deputetëve: Meqë në byfe gjendet një televizor dhe na shihni, kthehuni në seancë

  • G.G /
  • 08 July 2021 - 13:20
Konjufca i drejtohet me shaka deputetëve: Meqë në byfe gjendet një televizor dhe na shihni, kthehuni në seancë

Disa deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë qëndruar sot në byfenë e Kuvendit, gjatë kohës kur po mbahej seanca plenare.

Me këtë rast, kryekuvendari Glauk Konjufca, ka kërkuar nga ata që të kthehen në seancë.

Konjufca duke bërë shaka u është drejtuar atyre.

Ai ka thënë se meqenëse në byfe është një televizor i vogël, të gjithë ata deputetë që po e dëgjojnë atë, të kthehen në seancë.

”Meqenëse në byfe gjendet një televizor i vocërr, të gjithë ata që po na dëgjojnë prej byfesë, i ftojmë të kthehen”, ka thënë ai.

Në rend të ditës së seancës së sotme ka qenë Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit funksional për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, Shqyrtimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni dhe  Zgjedhja e drejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit.

(Kosova Sot Online)