Bërnabiq: Kurti s’e sheh qëllimin e dialogut, çështja themelore është Asociacioni

  • G.G /
  • 12 korrik 2021 - 13:23
Bërnabiq: Kurti s’e sheh qëllimin e dialogut, çështja themelore është Asociacioni

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq deklaroi sot se dialogu midis Kosovës dhe Serbisë është gjëja më e rëndësishme. Ajo e vlerëson këtë proces si parakusht për sigurinë dhe prosperitetin e të gjithë rajonit.

Bërnabiq deklaroi në TV Pink se “është e pamundur të flasësh me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

“Gjatë bisedës duket se ai nuk e sheh qëllimin e këtij dialogu”, tha Bërnabiq.

“Është një situatë e vështirë për të gjithë rajonin dhe ne e kemi parë atë në shembullin që nuk kemi pasur ndonjë marrëveshje të re në rajon për gati një vit”, shtoi Bërnabiq.

Ajo tha se Asociacioni i komunave me shumicë serbe është thelbësor për Serbinë.

“Çështja e parë dhe themelore është Asociacioni i komunave me shumicë serbe, sepse nëse nuk doni ta formoni Asociacionin, ikni nga zbatimi i marrëveshjes së Brukselit, e cila është marrëveshja e parë për normalizimin. Si prisni që të diskutojmë një marrëveshje tjetër, nëse nuk e duam të parën. Kjo do të nënkuptojë se ne do të kthehemi në 2012”, tha Bërnabiq.

(Kosova Sot Online)