Kurora italiane dhe karfica me safir në ankand

  • G.G /
  • 13 July 2021 - 11:26
Kurora italiane dhe karfica me safir në ankand

Diadema me diamante dhe perla e kaluar nëpër breza të familjes mbretërore të Italisë e cila doli në  ankandin  e bizhuterive “Sotheby’s” në Gjenevë u shit me cmimin marramëndës prej 1.5 milion franga zviceriane (1.66 milionë dollarë).

Kurora, e cila daton në gjysmën e dytë të shekullit të 19-të, ishte një dhuratë martese për Maria Vittoria dal Pozzo pas martesës së saj në 1867 me Amadeo I të Savojës.

Gjithashtu u shit edhe karfica që ka diamante të mëdhenj dhe gurë të çmuar me ngjyrë blu një cmim që kapi vlerën e 3.5 milionë frangave. Karfica daton që nga vitet 1930 dhe ka safirin më të madh të Kashmirit me peshë 25,97 karat, më i madhi që është shfaqur ndonjëherë në ankand .

Vlerësuar se do të arrinte 2 deri në 3 milion dollarë, ajo i përkiste një trashëgimtareje të pasurisë së birrës së Guinness.

(Kosova Sot Online)