Abdixhiku me gruan dhe vajzën shkojnë në rezidencën e presidentit Rugova

  • G.g /
  • 13 July 2021 - 12:20
Abdixhiku me gruan dhe vajzën shkojnë në rezidencën e presidentit Rugova

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku sot së bashku me gruan dhe vajzën ka vizituar sot familjen e presidentit Ibrahim Rugova.

Abdixhiku ka shkruar se të vizitosh rezidencën e presidentit historik Ibrahim Rugova gjen gjithçka që e ka rrethuar presidentin Rugova.

“Të shkosh në atë shtëpi është si të vizitosh një muze kombëtar. Gjenë aty gjithçka që e ka rrethuar Presidentin Rugova; nga vendi i punēs, salloni i pritjes së mysafirëve, libra të shumtë, gurët e tokës së Kosovës, fotografi e përplot gjëra të tjera me vlerë që për secilën ka një rrëfenjë të historisë moderne tē Kosovës”, ka shkruar i pari i LDK-së.

Abdixhiku tha poashtu se Rugova është Ati Themeltar i shtetit të Kosovës.

“Kosovën e tij e jetojmë sot. Presidenti Rugova është Ati Themeltar i shtetit tonë. Ai është inspirim i përditshëm për punën time si kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe natyrisht emri i tij dhe trashëgimia politike që ai ka lënë në LDK në veçanti dhe në Kosovë në përgjithësi, do të jenë udhërrëfim për ne që këtë shtet ta bëjmë dinjitoz ashtu siç e ëndërruan gjeneratat e arta të intelektualëve më të shquar që pati Republika jonë”, ka thënë ai.

https://www.facebook.com/abdixhiku/posts/10158397410757759

(Kosova Sot Online)