Zdravko Krivokapiq i kundërpërgjigjet Kurtit: Respektoje marrëveshjen për demarkacionin

  • G.G /
  • 13 July 2021 - 15:08
Zdravko Krivokapiq i kundërpërgjigjet Kurtit: Respektoje marrëveshjen për demarkacionin

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq në një intervistë për RTCG komentoi deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi do të korrigjohet. Krivokapiq tha se marrëveshje duhet të respektohet në formën në të cilën u ratifikua në vitin 2018.

Krivokapiq theksoi se “kjo marrëveshje është e vlefshme dhe e detyrueshme për të dy palët”.

“Çështja e kufijve në Ballkan është gjithmonë problematike. Nëse prekni kufijtë, është potencialisht një konflikt. Dy grupe ekspertësh deklaruan se situata është e verifikueshme ndërkombëtarisht dhe nuk shoh asnjë arsye pse ata do ta ngritnin këtë çështje”, tha Krivokapiq.

Para disa ditësh, Kurti në Kuvendin e Kosovës tha se “do të bëj maksimumin që të korrigjoj gjithçka që është bërë padrejtësisht, gabueshëm e dëmshëm në vitin 2018 kur ishte ratifikuar ajo marrëveshje që ia humbi territorin Kosovës”.

(Kosova Sot Online)