Bllokohet hekurudha më e gjatë në botë

  • A.P /
  • 23 July 2021 - 23:00
Bllokohet hekurudha më e gjatë në botë

Moti i keq me reshje shiu dhe vërshime ujërash kanë shembur një urë në Siberi, duke shkëputur hekurudhën siberaine, që është dhe më e gjata në botë, që shtrihet nga Moska deri në qytetin Vladivostok.

Shembja e urës bllokoi lëvizjen e trenave për disa orë përgjatë hekurudhës mbi 9 mijë kilometërshe të gjatë.

Ministria e Emergjencave tha se fatmirësisht asnjë vdekje nuk është raportuar pas këtij incidenti, duke thënë se trenave iu është ndryshuar drejtimi.

Ndërkaq, presidenti rus, Vladimir Putin kërkoi që problemi të zgjidhet sa më shpejt pasi kjo mund të paralizojë lëvizjen e njerëzve dhe mallrave në vend.

(Kosova Sot Online)