Deklaroi se rrobat e saj parandalojnë koronavirusin, firma gjobitet me 3.5 milionë dollarë

  • A.P /
  • 23 July 2021 - 23:31
Deklaroi se rrobat e saj parandalojnë koronavirusin, firma gjobitet me 3.5 milionë dollarë

Një firmë australiane për rroba sportive është gjobitur me 3.5 milionë dollarë pasi deklaroi se produktet e saj eliminojnë dhe ndalojnë përhapjen e koronavirusit.

Kompania Lorna Jane nxori një reklamë sipas të cilët rrobat e saj përdorin një teknologji të re të quajtur “LJ Shield” e cila parandalon përhapjen e të gjithë patogjenëve.

Në vendimin e saj, gjykata deklaroi se pohimet e kompanisë ishin shfrytëzuese, grabitqare dhe potencialisht të rrezikshme. Lorna Jane nga ana e saj e pranoi vendimin e gjykatës.

Në shpjegimin e saj kompania justifikohet se ishte mashtruar nga një furnizues në lidhje me një produkt që nuk performoi ashtu siç ishte premtuar.

(Kosova Sot Online)