Arrestohet me hashash djali i Azem Hajdarit

  • A.P /
  • 24 July 2021 - 00:01
Arrestohet me hashash djali i Azem Hajdarit

Është shoqëruar në komisariat djali i vogël i Azem Hajdarit, i cili mban të njëjtin emër me babanë e tij të ndjerë.

Burimet bëjnë me dije se Azem Hajdari (junior), është shoqëruar nga policia e Elbasanit, pasi i është gjetur një sasi e vogël narkotike e llojit hashash.

Së bashku me të është shoqëruar edhe një miku i tij. Dy të rinjtë ishin duke udhëtuar me një mjet luksoz në territorin e qarkut të Elbasanit teksa u ndaluan nga policia për kontroll.

Ndërkohë ai shquhet për jetën luksoze dhe makinat e shtrenjta, të cilat nuk nguron ti ekspozojë edhe në rrjetet sociale.


(Kosova Sot Online)