“Deva Tours” njofton për vdekjen e një prej shoferëve të autobusit

  • A.P /
  • 25 July 2021 - 13:58
“Deva Tours” njofton për vdekjen e një prej shoferëve të autobusit

Kompania turistike “Deva Tours” ka reaguar pas aksidentit tragjik që ka ndodhur sot në Kroaci ku mbetën të vdekur të 10 persona dhe u lënduar dhjetëra të tjerë.

“Deva Tours” ka njoftuar se në këtë aksident ka vdekur edhe një nga shoferët e kësaj kompanie.

“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë që fatkeqësisht sot rreth orës 6:30, njëri nga autobusët tanë i linjës Frankfurt-Prishtinë ka pësuar aksident në Slovanski-Brod, Kroaci. Bazuar në informatat që i kemi nga vendi i ngjarjes, na bëjnë me dije që si pasojë disa nga pasagjerët tonë (ndër ta edhe njëri nga shoferët tonë) kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes dhe disa të tjerë janë lënduar”, thuhet në reagim.

Kjo kompani ka shprehur ngushëllime për gjithë familjarët e viktimave dhe ka thënë se do t’u qëndrojë me të gjitha mundësitë familjeve të viktimave dhe të të lënduarve.

“Duke ndarë dhimbjen dhe shqetësimin e thellë me të gjithë familjarët e pasagjerëve, ju sigurojmë që kompania jonë me të gjitha mundesitë do t’u qëndrojë afër familjarëve të viktimave dhe të të lënduarve në këtë aksident. Përfaqësuesit tonë nga Gjermania dhe Kosova janë rrugës për në vendin e ngjarjes dhe për detaje tjera do t’u mbajmë të informuar me kohë”.

Reagimi i plotë:

Të nderuar familjarë të pasagjerëve dhe media,

Me pikëllim të thellë ju njoftojmë që fatkeqësisht sot rreth orës 6:30, njëri nga autobusët tanë i linjës Frankfurt-Prishtinë ka pësuar aksident në Slovanski-Brod, Kroaci. Bazuar në informatat që i kemi nga vendi i ngjarjes, na bëjnë me dije që si pasojë disa nga pasagjerët tonë (ndër ta edhe njëri nga shoferët tonë) kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes dhe disa të tjerë janë lënduar. Poashtu, jemi të informuar që të lënduarit janë duke u trajtuar në qëndrat mjekësore në rrethinen e Slovenski Brod. Ne jemi në pritje të raportit zyrtar nga organet e shtetit Kroat për të mësuar më tepër rreth pasojave dhe poashtu shkaqeve që quan në këtë aksident.

Duke ndarë dhimbjen dhe shqetësimin e thellë me të gjithë familjarët e pasagjerëve, ju sigurojmë që kompania jonë me të gjitha mundesitë do t’u qëndroj afër familjarëve të viktimave dhe të të lënduarve në këtë aksident. Përfaqësuesit tonë nga Gjermania dhe Kosova janë rrugës për në vendin e ngjarjes dhe për detaje tjera do t’u mbajmë të informuar me kohë.

Faleminderit për mirëkuptim.

(Kosova Sot Online)