Naser Sylëmetaj, shoferi i vdekur pas aksidentit në Kroaci

  • A.P /
  • 25 July 2021 - 14:16
Naser Sylëmetaj, shoferi i vdekur pas aksidentit në Kroaci

Në mesin e viktimave nga aksidenti i sotëm në Kroaci është edhe njëri nga shoferët e autobusit, Naser Sylmetaj.
Lajmin për këtë e ka bërë të ditur nipi i tij Besnik Shuti nëpërmjet një postimi në Facebook ku njofton për vdekjen e dajës së tij.

“O Rahmet te past Shpirti o Daja Naser Sylmetaj, po shum kom pas deshir hala me nejt me ty breee”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se autobusi me targa kosovare ishte nisur nga Frankfurti për në Kosovë me rreth 60 bashkëatdhetarë.
Deri më tani raportohet për 10 të vdekur dhe disa të lënduar.


Kryeministri kroat ka ngushëlluar popullin kosovarë për këtë tragjedi.

Ndërsa, edhe drejtuesit e institucioneve dhe partive në Kosovë kanë ngushëlluar familjet për humbjen e më të dashurve të tyre.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është nisur drejt Kroacisë pas këtij aksidenti me fatalitet.

(Kosova Sot Online)