'Nanë une po vonona pak, po kur t’vi k’si hovi, ma nuk iki prej Kosovës, trupin tem qaty kini me ma vorros'

  • A.P /
  • 25 July 2021 - 22:51
'Nanë une po vonona pak, po kur t’vi k’si hovi, ma nuk iki prej Kosovës, trupin tem qaty kini me ma vorros'

Njëri nga të aksidentuarit në Kroaci, në komunikimin e tij me nënën e tij, i kishte thënë se do vonohej pak.

Sikur e kishte ndjerë edhe vdekjen, ai ndër të tjera, nënës së tij i kishte thënë se ma nuk do iki nga Kosova dhe trupin aty do të ma varrosni.

“Nanë une po vonona pak, po kur t’vi k’si hovi, ma nuk iki prej Kosovës, trupin tem qaty kini me ma vorros, n’qat tokë që e kom pas mall që sa e sa vjet”, raportohet të ketë zhvilluar bisedën njëri nga të vdekurit me nënën e tij.

Ndryshe nga Kosova janë larguar numër i madh i qytetarëve në kërkim të një jete më të mirë.

Ani pse jetojnë dhe punojnë në vende të ndryshme, mërgimtarët çdo vit, qëllimi i tyre mbetet të vijnë për pushime në familjet e tyre në Kosovë.

(Kosova Sot Online)