Mediumi kroat shtjellon ligjin dhe e pyet një ekspert: Pse u prangos shoferi i autobusit?

  • A.P /
  • 26 July 2021 - 18:23
Mediumi kroat shtjellon ligjin dhe e pyet një ekspert: Pse u prangos shoferi i autobusit?

Shoferi i cili e shkaktoi aksidentin e tmerrshëm mëngjesin e djeshëm në autostradën afër qytetit Slavonski Brod në Kroaci, e në të cilin dhjetë veta vdiqën, u dërgua i prangosur sot në Zyrën e Prokurorit të Shtetit të Qarkut.

Ai u mor në pyetje atje, pas së cilës Zyra e Prokurorit të Shtetit do të marrë një vendim për rrjedhën e mëtejshme të procedurave, pra nëse do të kërkojë masa për shoferin ose do ta lirojë atë.

Shoferi u soll nga Policia i prangosur. Disa njerëz në rrjetet sociale pyetën se pse ai po shoqërohej i prangosur, ndërsa disa shkelës nuk ishin lidhur ashtu, ndonëse kishin kryer krime më të rënda. Për shembull, Smiljana Sërneq, e cila e vrau motrën dhe e fshehu trupin e saj për 20 vjet, u soll nga Policia pa pranga, shkruan Index.hr.

Mediumi kroat raportoi se e ka kontrolluar Ligjin për Procedurat dhe Kompetencat e Policisë dhe Urdhëresën për mënyrën e sjelljes së punonjësve të policisë se si duhet të veprohet në këso raste, kur dhe pse.

Neni 133 i Rregullores së Policisë kroate specifikon si vijon:

“Mjetet e kufizimit kufizojnë lëvizjen e trupit të një personi duke ia lidhur duart në shpinë, duke përdorur mjetet e parashikuara të kufizimit (pranga) ose mjete të tjera të përshtatshme (rrip, litar, etj.).

Me përjashtim nga paragrafi 1 i këtij neni, nëse ka arsye të bollshme për këtë, kur një person është nën mbikëqyrjen e të paktën dy oficerëve të policisë, personi mund të prangoset përpara.

Kur përdorimi i mjeteve të kufizimit të përmendura në paragrafin 1 të këtij neni nuk e ka arritur qëllimin e kufizimit, këmbët gjithashtu mund të lidhen.

Zyrtari policor duhet të përdorë mjetet e përmendura në paragrafin 1 të këtij neni në mënyrë që mjeti i kufizimit të mos shkaktojë dhimbje trupore ose dëmtim të panevojshëm të personit të lidhur.

Një oficer policie duhet ta lidhë një person nëse ekziston rreziku që ai person të ikë, të rezistojë ose ta sulmojë një zyrtar policie, të vetë-dëmtohet ose ta dëmtojë një person tjetër.

Një oficer policie nuk e detyron një të mitur, një grua shtatzënë në një gjendje të dukshme shtatzënie, një person të moshuar dhe dukshëm të sëmurë ose të paaftë dhe një person me aftësi të kufizuara rëndë, përveç nëse një person i tillë rrezikon drejtpërdrejt jetën e policit, jetën e një personi tjetër ose jetën e tij.

Çfarë thotë Ligji?

Neni 83 i Aktit thotë:

“Një oficer policie është i autorizuar të përdorë mjete kufizuese për të parandaluar:

1. rezistencën e një personi ose zmbrapsjen e një sulmi drejtuar një oficeri policie, 

2. arratisjen e një personi,

3. vetë-dëmtimin ose dëmtimin e një personi tjetër.

Policia: Është procedurë standarde operimi

Index.hr shkruan se i kërkuan zëdhënësit të Administratës së Policisë Brod-Posavina, Damir Breziq ta komentonte shkurtimisht sjelljen e shoferit të autobusit në pranga.

“Është një procedurë standarde operative për të parandaluar arratisjen e personit që po mbahet i ndaluar”, deklaroi ai shkurtimisht.

Eksperti kroat i sigurisë: Nuk e shoh logjikën që një shofer autobusi të ikë

Cila është praktika, sa shpesh zbatohet dhe cila është praktike në pjesë të tjera të Evropës, tregoi eksperti i sigurisë, Zheljko Cvrtila, transmeton Express.

“Është në thelb një vlerësim i policisë, kryesisht për ta parandaluar arratisjen. Por unë nuk e shoh logjikën që një shofer autobusi të ikë. Prangat vihen kur ka probleme me arrestimin, kur lëshohet një urdhër arresti për dikë që nuk përgjigjet, kur dikush ka kryer një krim të rëndë, për shembull, vrasje, grabitje”, tha Cvrtila.

“Ky është një krim i rëndë, por në trafik. Unë nuk e shoh se pse shoferi do të ikte, nuk ka kuptim për mua, por, them, vlerësimi në fund të fundit bëhet nga pPolicia. Ka raste kur kriminelët arrestohen në trafik, por më shpesh kur ngasin automjetin, kur gjykohet nga karakteri i personit se lidhja e tij është e nevojshme”.

Index.hr e ka bërë edhe një sondazh, ku i ka pyetur lexuesit se “A duhet Policia ta prangosë shoferin e autobusit?”. 93% e lexuesve u përgjigjën me “Jo”, ndërsa 7% thanë “Po.


(Kosova Sot Online)