Dy franceze konvertohen në fenë islame në xhaminë e fshatit Strellc i Epërm në Deçan

  • A.P /
  • 26 korrik 2021 - 23:28
Dy franceze konvertohen në fenë islame në xhaminë e fshatit Strellc i Epërm në Deçan

Hoxha Nazim Ramadani ka bërë të ditur se dy shtetase franceze janë konvertuar në fenë islame sot në xhaminë e fshatit Strellc i Epërm në Deçan.

Ramadani me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se kjo ishte mjaft emocionuese.

“Sot në xhamin tonë në fshatin Strellc i Epërm-Deçan pas namazit të drekës me dëshirë dhe vullnet pranuan Islamin dy motra franceze”.

“Coralie e cila mori emrin Merjem, si dhe motra e saj Amelie e cila mori emrin Sara. I njoftova me islamin po thujase 2 orë, Elhamdulilah, ishte mjaft emocionuese”, ka shkruar Ramadani.

(Kosova Sot Online)