Kosovari rrahet në Shëngjin, hoteli thotë se u përleshen klientët mes vete

  • A.P /
  • 26 July 2021 - 23:39
Kosovari rrahet në Shëngjin, hoteli thotë se u përleshen klientët mes vete

Një kosovar është rrahur brutalisht në një hotel në Shëngjin.

Gazeta mëson se kosovari është rrahur në prani të gruas së tij e cila ishte shtatzëne.

Gazeta Insajderi ka kontaktuar hotelin ku ka ndodhur rrahje për të marrë detaje të tjera, nga hoteli ka thënë se ka qenë një përleshje ndërmjet klientëve dhe se nuk janë të përfshire kamerierët.

“Kishte ndodhur një debat ne mes klientëve dhe ka përfunduar me përleshje, askush nuk është rrahur nga kamerierët tanë’, kanë thënë nga hoteli.

(Kosova Sot Online)