I jepet lamtumira e fundit 18-vjeçares nga Krusha e Madhe që vdiq në Kroaci

  • A.P /
  • 28 July 2021 - 21:32
I jepet lamtumira e fundit 18-vjeçares nga Krusha e Madhe që vdiq në Kroaci

18-vjeçarja, Anjeza Bellanica nga Krusha e Madhe, e cila humbi jetën në aksidentin tragjik në Kroaci, është varrosur sot në vendlindje.

Sipas njoftimit në faqen zyrtare të Krushës së Madhe, thuhet se në ceremoninë e varrimit kanë marrë pjesë mijëra qytetarë.

“Mijëra qytetarë nga Krushë e Madhe, Kosova e mërgata që këtë kohe gjenden për pushime në vendlindje i dhanë lamtumirën e fundit vajzës së re nga Krusha, Anjeza Bellanica, e cila humbi jetën tragjikisht së bashku me 9 mërgimtarë të tjerë në aksidentin tragjik në Kroaci”, thuhet në njoftim.

Dhjetë persona me prejardhje nga Kosova humbën jetën dhe mbi dyzet u plagosën kur autobusi me të cilin udhëtonin, doli nga rruga në qytetin kroat, Sllavonski Brod.

Autobusi me 67 pasagjerë, përfshirë fëmijë, ishte nisur nga Frankfurti për në Prishtinë.

(Kosova Sot Online)