Kurti takohet me shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport

  • A.P /
  • 03 gusht 2021 - 19:30
Kurti takohet me shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport

Prioritetet e përbashkëta për të ardhmen ishin tema e takimit ndërmjet kryeministrit Albin Kurti me shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport si dhe shefin e Misionit të UNHCR-së, Erol Arduç.

Në takim u diskutua për temat me interes të përbashkët dhe bashkëpunimin ndërmjet Qeverisë së Kosovës, OSBE-së dhe UNHCR-së, me fokus sigurinë, komunitetet, të drejtat dhe drejtësinë.

Shefat e dy misioneve u shprehen të gatshëm të vazhdojnë ofrimin e mbështetjes dhe ekspertizës për qeverinë, në përputhje me nevojat e qeverisë dhe fushëveprimin e OSBE-së dhe UNHCR-së.

Kurti falënderoi ambasadorin Davenport dhe Arduç për bashkëpunimin e deritanishëm, dhe gatishmërinë për të ofruar edhe më tutje përkrahjen e tyre për institucionet e Kosovës, thuhet në komunikatë.

(Kosova Sot Online)