Përhapja e zjarreve – Haradinaj: Qeveria të merret më seriozisht me çështjen

  • A.P /
  • 03 August 2021 - 20:25
Përhapja e zjarreve – Haradinaj: Qeveria të merret më seriozisht me çështjen

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj shprehet i shqetësuar me përfshirjen e shumë rajoneve të vendit nga zjarret. Ai i ka bërë thirrje qeverisë që të merret më seriozisht me këtë çështje.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, kryetari i AAK’së ka apeluar për kujdes.

“I shqetësuar për përhapjen e zjarreve në mbarë territorin e Kosovës”, shkroi Haradinaj në Facebook.

“Kërkoj nga Qeveria të merret më seriozisht me çështjen, pasi që mund të pësojnë jetët dhe pronat e qytetarëve të Kosovës”, shtoi ai.

Shkrimi i plotë i Haradinajt në Facebook:

I shqetësuar për përhapjen e zjarreve në mbarë territorin e Kosovës.

Në Suharekë po vazhdon përhapja e zjarrit, ndërsa në Rugovë të Pejës ka filluar edhe evakuimi i banorëve.

Kërkoj nga Qeveria të merret më seriozisht me çështjen, pasi që mund të pësojnë jetët dhe pronat e qytetarëve të Kosovës.

Apeloj për kujdes të shtuar që zjarret të mos shkaktohen nga dora njerëzore.

RH

(Kosova Sot Online)