Vëllezërit mbysin motrën në Berlin dhe e varrosin në oborrin e shtëpisë

  • S.A /
  • 07 August 2021 - 09:13
Vëllezërit mbysin motrën në Berlin dhe e varrosin në oborrin e shtëpisë

Dy vëllezër afganë në Gjermani janë arrestuar, pasi të njëjtit dyshohen se e kanë mbytur motrën e tyre, pasi nuk u pëlqente mënyra e stilit të jetës së saj.

Vëllezërit e moshës 22 dhe 25 vjeç akuzohen se e kanë mbytur motrën 34-vjeçarE për shkak të ‘stilit perëndimor të saj’.

34-vjeçarja që u vra nga vëllezërit e saj, u zhduk më 13 korrik në Berlin. Gjatë hetimit nga  Policia dhe analizimit të pamjeve të sigurisë, u zbulua se dy vëllezërit e saj ishin si të dyshuar.

Trupi i pajetë i saj është gjetur i groposur në oborrin e një shtëpie në Bavari, vend ky ku jeton njëri nga vëllezërit e saj.

Sipas Policisë ata e kishin ‘paketuar’ trupin e saj në një valixhe dhe e kanë varrosur në oborrin e shtëpisë së tyre.

(Kosova Sot Online )