Djaloshi 11 vjeç niset këmbë për të bërë mbi 330 kilometra: Dua ta shpëtoj planetin

  • E.K /
  • 13 August 2021 - 10:22
 Djaloshi 11 vjeç niset këmbë për të bërë mbi 330 kilometra: Dua ta shpëtoj planetin

Jude Walker, fëmijë 11-vjeçar nga Britania, është nisur në një mision për të cilin shpreson se do të ndihmojë për ta shpëtuar planetin. Ai është nisur në këmbë nga pjesa veriore e Anglisë për të arritur në Londër në jug në përpjekje për të siguruar përkrahje që të vendoset një taksë e karbonit.

I frymëzuar pjesërisht nga aktivistja Greta Thunberg, djali nga Yorkshire i ka sfiduar kodrat, shiun dhe dyshimet përgjatë udhëtimit prej më shumë se 330 kilometrash drejt Kuvendit të Britanisë në Londër.

Walker thotë se një taksë kundër karbonit është hap thelbësor për ta ngadalësuar rrugën e njerëzimit drejt asaj që ai e quan botë distopike, shkruan Reuters.

“Tani dimë shumë më shumë rreth ndryshimeve klimatike dhe mendoj se një taksë karboni do të ishte përfundimisht një ndër zgjidhjet më të dobishme për këtë”, tha britaniku i ri për agjencinë Reuters përderisa ecte nëpër Woburn Sands, qytezë rreth 30 kilometra në veri të Londrës.

Ai dëshiron që njerëzit të nënshkruajnë një peticion që bën thirrje për taksë kundër karbonit. Deri më tani, peticioni është nënshkruar nga gati 57.000 njerëz. Nëse shifra arrin në 100.000, letra do të shqyrtohet për debat nga Kuvendi.

Foto: Reuters

Walker po ec nga 16 kilometra në ditë, i shoqëruar secilën ditë nga anëtarët e familjes ose nga shokët. Pritet që ecja e tij të përfundojë të shtunën.

(Kosova Sot Online)