Pas tërheqjes së kandidatit të VV-së për kryetar të Skenderajt, reagon Bekim Jashari

  • A.P /
  • 16 August 2021 - 19:24
Pas tërheqjes së kandidatit të VV-së për kryetar të Skenderajt, reagon Bekim Jashari

Kryetari aktual i Skenderajt Bekim Jashari, ka folur pas dorëheqjes së kandidatit të Vetëvendosjes për kryetar në këtë komunë, Hysni Mehani.

Jashari thënë se orientimi politik i tij vazhdon të mbetet i pavarur, ndërsa vendimi për të kandiduar edhe për një mandat në udhëheqje të Skenderajt, Jashari thotë se e ka marrë bazuar në kërkesat e qytetarëve.

“Tani kur po bëhen publike kandidaturat e partive politike për kryetar të Skenderajt, deklaroj me sinqeritetin më të madh që as unë dhe as bashkëpunëtorët e mi nuk kemi pasur asnjë takim, asnjë të vetëm, me ndonjë parti politike për të kërkuar mbështetje apo tërheqje të kandidaturave të tyre”, ka shkruar Jashari në llogarinë e tij në Facebook.

Më tej, ai thoë se për asnjë çmim apo rezultat nuk ka pranuar dhe nuk do të pranojë që të kandidojë si i nominuar nga ndonjë parti politike.

“Me 17 tetor do të dëshmojmë që Skenderaj është i bashkuar dhe vizionar për të ardhmen tonë, në jetësim të idealit të dëshmorëve e heronjve për zhvillim ekonomik e mirëqenie për të gjithë”, ka shkruar Jashari.

Sot nga gara për të parin e Skenderajt është tërhequr ish kandidati i VV-së për këtë post, Hysni Mehani.


(Kosova Sot Online)