Fjalët që s’mund t’i harrojë Xhavit Haliti: Nëse nuk lufton, lësho menjëherë shtëpinë tonë

  • A.P /
  • 16 August 2021 - 22:33
Fjalët që s’mund t’i harrojë Xhavit Haliti: Nëse nuk lufton, lësho menjëherë shtëpinë tonë

Xhavit Haliti ka ndarë rrëfimin jetësor të tij, si veprimtar i hershëm i çështjes kombëtare. Ai në emisionin Pressing, ka folur edhe për një rast që kishte ndodhur në vitin 1986, kur si i përndjekur nga regjimi serb, ishte strehuar nga familja e Idriz Muratit në Llapashticë të Podujevës.

Haliti ka thënë se kryefamiljari, Idrizi, e kishte befasuar kur i kishte sjell përpara një arkë me armatim të rëndë dhe i kishte thënë se “duhet me luftu”.

“E solli ai një arkë me automatikë, me bomba. Thashë çka o kjo, çka janë këto. Tha me luftu… jo thashë unë nuk kam ardhë me luftu, kam ardhë me u strehu. Nëse vjen dikush, unë e di që jam tradhtu dhe dorëzohem, s’du me ju marrë juve në qafë”, i ishte përgjigjur Haliti kryefamiljarit që po e strehonte.

Por, përgjigja që kishte marrë nga Idrizi, ishte aq e fuqishme saqë Haliti e mban mend edhe sot.

Ai kishte thënë se pa u kallë katër shtëpitë e familjes së tij, askush s’do ta merrte Halitin, duke i thënë se nëse nuk është në gjendje të luftojë atëherë është më mirë që të dalë nga shtëpia e tij.

“Pa u kallë këto katër shtëpi e pa u bë shkrumb, ty kush nuk të merr. Dhe më tha, nëse nuk lufton çu menjëherë e lësho shtëpinë tonë. Nuk ka mujtë gjithkush me thënë këtë, pak ke gjetë njerëz në atë kohë”, ka rrëfyer Haliti.


(Kosova Sot Online)