Zëvendësministrja e Arsimit: Po bëhen përgatitje që mësimi të fillojë më 1 shtator

  • E.K /
  • 20 August 2021 - 13:05
 Zëvendësministrja e Arsimit: Po bëhen përgatitje që mësimi të fillojë më 1 shtator

Zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku-Berdyna në një konferencë për medie, tha se janë duke u bërë përgatitjet që mësimi të fillojë më 1 shator në objektet shkollore

Sipas saj, aktualisht janë 55 mijë e 94 persona nga personeli arsimorë duke sqaruar se në dy javët e fundit është dyfishuar numri i atyre që kanë marrë vaksinën.

“Na ndajnë edhe pak para fillimit të vitit të ri shkollor, ku jemi duke bërë përgatitjet që mësimi të fillojë në kohë dhe me datën 1 shtator, gjithmonë me masat dhe kontrollimin e shkollave dhe që vaksinimi të jetë në nivel. Numri i personelit të vaksinuar është 55 mijë e 94 të vaksinuar. Krahasuar me dy javë më parë kemi një dyfishim të personelit arsimor që janë vaksinuar”, ka deklaruar ajo.

“Kemi bërë edhe procesin e Shpërndarjes së teksteve shkollore dhe janë kryer procedurat për përzgjedhjen e teksteve dhe bisedat me recensent janë kryer”, ka deklaruar Maloku-Bërdyna.

Maloku-Berdyna foli edhe për mjetet e ndara për studentë për studime jashtë vendit, ku janë ndarë 1 milion euro për 1 mijë studentë.

“Së pari po nisi me një thirrje publike që vonë kemi shfaqur për vajzat pra një mbështetje financiare që do japim për shkollimin e vajzave dhe grave në arsimin e lartë. Totali i shumës që do ndahet është 1 milion euro dhe do jepet për 1 mijë studentë”, ka deklaruar ajo.

(Kosova Sot Online)