Biden u bindet talibanëve: Do të largohemi nga Afganistani deri në 31 gusht

  • A.P /
  • 24 August 2021 - 18:50
Biden u bindet talibanëve: Do të largohemi nga Afganistani deri në 31 gusht

Presidenti amerikan Joe Biden nuk pranoi kërkesat e liderëve të G7-s për të shtyrë afatin e evakuimit pas 31 gushtit, por këmbënguli që deri në atë datë trupat amerikane do të jenë larguar, ashtu siç kanë kërkuar edhe talebanët me mesazhe kërcënuese ditët e fundit.

Tashmë, administrata e Biden ka vetëm 7 ditë kohë për të evakuuar mijëra amerikanë dhe aleatë afganë, që janë ende në mes të kaosit në Kabul.

Në 24 orët e fundit, SHBA-të evakuuan 21 600 njerëz, por ende nuk dihet numri i saktë i personave që mbeten për t’u larguar nga Afganistani.

(Kosova Sot Online)