Kujdes ku i parkoni veturat në Prishtinë ato po vidhen

  • E.K /
  • 26 August 2021 - 09:59
Kujdes ku i parkoni veturat në Prishtinë ato po vidhen

Asesi nuk kanë të ndalur vjedhjet e veturave në vendin tonë, konkretisht në kryeqytet.

Një prishtinas kishte parkuar veturën para banesës së tij dhe mëngjesin e së mërkurës nuk e ka gjetur.

Policia konfirmojnë rastin  e vjedhjes së vturës në Prishtinë me 25 gusht rreth orës 07:00. 

Sipas forcave të rendit ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga persona të panjohur i është vjedhur automjeti i tij, me targa vendore. 

Rasti vazhdon të hetohet.

(Kosova Sot Online)