Gjendje më e qetë nëpër kufij, pritja më e gjatë në këtë pikë

  • E.K /
  • 27 August 2021 - 09:16
Gjendje më e qetë nëpër kufij, pritja më e gjatë në këtë pikë

Mëngjesin e sotëm, pritjet në kufij nuk janë shumë të gjata.

Sipas përditësimit të fundit (8:14), nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, si pothuajse çdo herë, pikëkalimi kufitar në Merdarë është më i ngarkuari.

Pritja në këtë pikë kufitare është nga dy orë deri në dy orë e gjysmë, ndërsa kolona është e gjatë 1100 metra.

Në dalje të Jarinjes pritja është deri në 15 minuta, ndërsa kolona 20 metra.

Në pikat e tjera kufitare mërgimtarët nuk po presin gjatë, ngase nuk ka shumë ngarkesë këtë mëngjes.

Kujtojmë se gjatë ditëve të fundit, edhe në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” ka pasur tollovi të madhe për shkak të kthimit të mërgimtarëve pas përfundimit të pushimeve në Kosovë.

(Kosova Sot Online)