Dasmë në Prizren në kulmin e pandemisë, ndërhyn Policia

  • E.K /
  • 27 gusht 2021 - 11:22
 Dasmë në Prizren në kulmin e pandemisë, ndërhyn Policia

Policia e Kosovës ka ndaluar një dasmë e cila po mbahej në Prizren në kohën kur po shënohen rekorde rastesh. Dasmorët u shpërndan nga Policia për shkak se kanë vepruar në kundërshtim me vendimin e Qeverisë për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Përveç që ka ndaluar një dasmë, Policia ka intervenuar edhe në dy lokale të kafiterive në rrugën Prizren-Landovicë.

Zbuloni kremin rigjenerues që Melisa përdor për lëkurën e saj!

“Për këtë, janë informuar Inspektoret të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në bazë të urdhrit të Inspektorit, kafiterite janë mbyllur, dasma është ndaluar dhe janë shpërndarë dasmorët. Në lidhje më këtë për organizimin në kundërshtim të vendimit të Qeverisë janë shqiptuar dënime nga ana e Inspektorëve”, thuhet në komunikatën e PK-së.

Gjithashtu në tri ditët e fundit  në Prizren janë shqiptuar 400 tiketa trafiku për mosmbajtje të maskës, distancës sociale dhe organizim të ahengjeve.

“Andaj, në zbatim për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontroll, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, policia në Prizren do të vazhdojë duke vepruar gjatë gjithë kohës së bashku me Inspektorët dhe mekanizmat tjerë shtetëror në bazë të vendimit të Qeverisë dhe ligjit Nr.07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet tutje në komunikatën.

(Kosova Sot Online)