ShSKUK del me një njoftim lidhur me furnizimin e oksigjenit në QKUK

  • A.P /
  • 31 August 2021 - 18:59
ShSKUK del me një njoftim lidhur me furnizimin e oksigjenit në QKUK

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se përkundër rritjes të rasteve pozitive dhe numrit të hospitalizuarve, furnizimi me oksigjen në Qendrat Klinike Universitare të Kosovës është stabil.

Sipas njoftimit të ShSKUK-së furnizimi me oksigjen stabil është falë rezervuarit me oksigjen të lëngshëm me kapacitet prej 20 mijë litrash, i cili është vendosur më parë me kërkesë të menaxhmentit të SHSKUK-së.

Sipas tyre me këtë sasi është paraparë mbulimi i disa klinikave.

“Me të, është e paraparë të mbulohen disa nga klinikat, përfshirë Klinikën Infektive dhe ato internistike, që po trajtojnë pacientë me COVID- 19”, thuhet në njoftimin e tyre.

Sipas ShSKUK-së për shkak të pandemisë ata kanë listuar si prioritet të parë oksigjenin dhe brenda një kohe të shkurtër kanë arritur që të instalojnë rezervuarët me oksigjen të lëngshëm në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme.

(Kosova Sot Online)