Biden thotë se do ta luftojë terrorizmin përmes ajrit, jo nëpërmjet këmbësorisë

  • A.P /
  • 31 August 2021 - 22:07
Biden thotë se do ta luftojë terrorizmin përmes ajrit, jo nëpërmjet këmbësorisë

Presidenti amerikan paralajmëroi se kërcënimi i terrorizmit jashtë shtetit po “metastazohet” në shumë pjesë të botës. Por se SHBA do të vazhdojë të luftojë një terrorizëm të tillë pa vazhduar luftën tokësore në Afganistan.

“Ishte koha për t’i dhënë fund kësaj lufte”, tha Joe Biden, në një fjalim nga salla shtetërore në Shtëpinë e Bardhë, raporton The Guardian.

“Ne do të vazhdojmë të mbështesim popullin afgan përmes diplomacisë dhe angazhimit”, tha ai. Ai gjithashtu promovoi përsëri aftësinë e SHBA për të luftuar nga “mbi horizonti” – dronët dhe municionet e lëshuara nga bazat e largëta.

Biden pak çaste më parë tha se ai mori përgjegjësinë për mënyrën se si SHBA u tërhoq nga Afganistani, e cila ishte dramatike, vdekjeprurëse, kaotike, zhgënjyese dhe tragjike për ata që mbetën pas.

“Unë e marr të tërën përgjegjësinë,” tha ai, por shtoi se nëse njerëzit mendonin se kishte një mënyrë tjetër për t’u larguar në 17 ditët që kur talebanët morën kontrollin, “kjo nuk do të ndodhte”.

Biden shtoi disa momente më vonë se lufta në Afganistan “duhej të kishte përfunduar shumë kohë më parë”. 

(Kosova Sot Online)