Kancelarja Merkel mbërrin në Rinas, ja kush e priti në aeroport

  • G.G /
  • 14 September 2021 - 10:47
Kancelarja Merkel mbërrin në Rinas, ja kush e priti në aeroport

E veshur me xhaketë të kaltër e pantallona të zeza, me pamjen e saj të zakonshme, Kancelarja gjermane Angela Merkel ka mbërritur paraditen e sotme në Rinas.

Ministrja për Europën e Punët e Jashtme Olta Xhacka i ka uruar mirëseardhjen, teksa në aeroport ka dalë dhe ambasadori gjerman, Peter Zingraf.

“Nder dhe kënaqësi t’i uroja mirëseardhjen Kancelares Gjermane, Angela Merkel, e cila mbërriti në Tiranë për takime të rëndësishme me Kryeministrin Edi Rama dhe liderët e rajonit. Mirënjohje për mbështetjen e saj për integrimin  të Ballkanit Perëndimor si dhe për forcimin e bashkëpunimit dhe zhvillimin e rajonit tonë. ?”, shkruan ministrja Xhaçka.

(Kosova Sot Online)