E ngatërrojnë me mafiozin italian, policia arreston fansin e Formula 1

  • G.G /
  • 15 September 2021 - 08:15
E ngatërrojnë me mafiozin italian, policia arreston fansin e Formula 1

Një fans i garave me makina të Formula 1 u arrestua nga policia në Holandë, teksa po priste të fillonte kompeticioni.

Mark L. 54 vjeç nga Liverpool ishte duke ngrënë në restorant me djalin e tij përpara se të niste gara e Çmimit të Madh të Holandës të mërkurën e 5 Shtatorit.

Policia holandeze besonte se ai ishte një mafioz italian dhe organizuan menjëherë aksionin për ta arrestuar. Mirëpo më pas zbuluan se kishin bërë një gabim. 54-vjeçari Mark L. nuk ishte mafiozi italian që ata kërkonin, por një tjetër person.

Matteo Messina Denaro 59 vjeç është mafiozi italian që kërkohet nga Interpol Roma dhe që në vend të tij u arrestua personi i gabuar. Denaro akuzohet nga autoritetet italiane për organizimin e një sulmi me eksploziv në vitin 1993 ku u vranë 100 persona dhe mbetën të plagosur 93 vetë.

Lidhur me incidentin që ndodhi të mërkurën e kaluar, avokati i fansit të Formula 1, u tha mediave se ishte si një “ëndërr e keqe”.

“Imagjinoni të jeni duke ngrënë bukë dhe në momentin tjetër ju e gjeni veten në një burg holandez të sigurisë së lartë”, tha avokati i 54-vjeçarit.

(Kosova Sot Online)