Reagon Presidenca: Beogradi mbanë përgjegjësi të plotë për çdo eskalim të situatës

  • G.G /
  • 25 September 2021 - 14:34
Reagon Presidenca: Beogradi mbanë përgjegjësi të plotë për çdo eskalim të situatës

Sot janë shënuar dy sulme në komunat me shumicë serbe. Në Zubin Potok janë djegur zyrat në Qendrën e Regjistrimit Civil, ndërsa në zyrat në Zveçan është gjetur eksploziv i pashpërthyer.

E pas këtyre sulmeve ka reaguar edhe shefi i stafit të Presidencës, Blerim Vela.

Ai ka thënë që Serbia mbanë përgjegjësi për çdo tejkalim të situatës në veri.

“Strategjia e Serbisë është që t’i rrisë tensionet çdo ditë në mënyrë që t’i provokojë institucionet e Kosovës. Grupet kriminale të Vuçiqit dhe strukturat ilegale kanë djegur zyrat e qendrës për regjistrimin e automjeteve. Beogradi mbanë përgjegjësi të plotë për çdo eskalim të situatës”, ka shkruar Vela në Twitter.

(Kosova Sot Online)