Gruan nga Gjakova e rrahin burri dhe vjehrra

  • E.K /
  • 27 September 2021 - 10:15
 Gruan nga Gjakova e rrahin burri dhe vjehrra

Një grua nga Gjakova ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj dhe vjehrra.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërkaq dy të dyshuarit janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje.

“Gjakovë, 26.09.2021 – 19:00. Viktima femër kosovare ka informuar se është sulmuar fizikisht nga burri dhe vjehrra e saj të dyshuarit kosovarë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit, të njëjtit janë dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia.

(Kosova Sot Online)