Në Shtime gjendet një mjet shpërthyes

  • E.K /
  • 28 September 2021 - 10:57
Në Shtime gjendet një mjet shpërthyes

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur një mjet shpërthyes në një fushë në fshatin Belanicë të Shtimes.

Sipas policisë njësiti për deminim i FSK-së dhe KFOR-it e kanë bërë tërheqjen e mjetit.

Nuk raportohet për incidente.

“Fsh. Belincë, Shtime, 27.09.2021-18:00.  Një mashkull kosovar ka raportuar se, në fushë kishte vërejtur një mjetë të dyshuar i pashpërthyer. Njësiti përkatës policor ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes derisa njësitet për deminim i FSK-së dhe KFOR-it Amerikan kanë bërë shpërthimin e mjetit pa incidente”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)