13 mijë e 414 vaksina Anti-COVID jepen në 24 orët e fundit në Kosovë

  • E.K /
  • 29 September 2021 - 15:29
 13 mijë e 414 vaksina Anti-COVID jepen në 24 orët e fundit në Kosovë

13 mijë e 414 doza të vaksinave Anti-COVID janë administruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Numri total i vaksinave të administruara deri tani në vend është 1 milion e 312 mijë e 912.

Ndërsa, 792 mijë e 730 persona janë vaksinuar me dozën e parë të vaksinës.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 13.414 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.312.912 doza të vaksinës. Deri më sot 520.182 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, është thënë nga Ministria e Shëndetësisë.

Kujtojmë që në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar edhe 2 viktima dhe 66 raste të reja me COVID-19.

(Kosova Sot Online)