Prishtina në balotazh, reagon Vetëvendosje

  • E.K /
  • 01 October 2021 - 23:43
Prishtina në balotazh, reagon Vetëvendosje

Prishtina, Mitrovica, Podujeva, Gjilani, Suhareka, Prizreni, Gjakova do të jenë komunat ku do të shkohet në balotazh, sipas një hulumtimi të publikuar para pak orësh.

E lajmi se Prishtina do të shkoj në balotazh, ka nxitur reagimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Arlind Manxhuka, nga VV , përmes një shkrimi në Facebook, deklaron se 'po shihet që të gjitha pagesat janë në tendencën për ta cuar Prishtinën në balotazh'

"Avokatët" mund t'i kenë marrë pagesat ama ato nuk patën kry punë me as 14 shkurt" shkruan Manxhuka.

Ndryshe, VV në zgjedhjet në Prishtinë do të garoj me Arben Vitinë, ministrin i cili dha dorëheqje nga kjo pozitë gjatë ditës së sotme.

(Kosova Sot Online)