Serbët bëjnë thirrje për sulm mbi Policinë e Kosovës (Foto)

  • G.G /
  • 02 October 2021 - 16:10
Serbët bëjnë thirrje për sulm mbi Policinë e Kosovës (Foto)

Serbët që jetojnë në veri të Kosovës, kanë bërë thirrje që të sulmohet Policia e Kosovës.

Në rrjetet sociale ka filluar një fushatë e ashpër e serbëve ndaj Policisë së Kosovës. Disa persona kanë bërë thirrje që të sulmohet Policia e Kosovës.

Ata po shpërndajnë afishe nëpër vetura dhe në çdo vend, në të cilat shkruhet “Koha është për popullin”. Gjithashtu në to është edhe e ilustruar harta e Kosovës me flamurin serb mbi të.

"Është koha për popullin. Duke konsideruar që prej tash duhet të vendosim tiketa. Prej sonte (mbrëmë) ju do të gjeni në makinat e juaja stikersa të rinj" të mbijetuarit e Serbisë 101.

Kjo thirrje vjen pas paralajmërit të  largimit të barrikadave serbe dhe Njësisë Speciale nga rrugët që qojnë në Jarinjë dhe Bërnjak.

(Kosova Sot Online)