Mbi 2 mijë raste aktive me koronavirus në Kosovë

  • E.K /
  • 04 October 2021 - 09:30
 Mbi 2 mijë raste aktive me koronavirus në Kosovë

Në Kosovë janë 2 mijë e 237 raste aktive me Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë të dielën ka publikuar raportin e fundit rreth situatës me Covid-19, ku është bërë e ditur se për 24 orë janë shënuar 23 raste të reja me koronavirus, ndërkaq si pasojë e infektimit kanë vdekur 2 persona.

MSh ka bërë të ditur se përgjatë 24 orëve janë shëruar 114 persona.

(Kosova Sot Online)