14 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë shëndetësore në Kosovë

  • E.K /
  • 05 October 2021 - 10:33
 14 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë shëndetësore në Kosovë

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se sot në spitalet rajonale dhe klinikat COVID janë duke u trajtuar 165 pacientë me COVID-19.

109 pacientë janë nën asistim të oksigjeno-terapisë dhe 14 në gjendje të rënduar shëndetësore, në kujdes intensiv mjekësor.

Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 35 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive) 10 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 25 pacientë post-covid-19

Mjekimi Intensiv, në Klinikë Infektive, 9 pacientë

Spitali i Prizrenit, 9 pacientë

Spitali i Gjakovës, 13 pacientë

Spitali i Pejës, 23 pacientë

Spitali i Gjilanit, 11 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 12 pacientë

Spitali i Ferizajt, 17 pacientë

(Kosova Sot Online)