Policia shqipton mbi 400 gjoba për qytetarët që nuk respektuan masat antiCOVID

  • G.G /
  • 08 October 2021 - 10:27
Policia shqipton mbi 400 gjoba për qytetarët që nuk respektuan masat antiCOVID

Masat antiCOVID-19 kanë bërë që shumë qytetarë të marrin gjoba nga policia.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës ka shqiptuar 403 gjoba për qytetarët që nuk respektuan masat e vendosura për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Ndërsa janë shqiptuar 953 tiketa për mosrespektim të rregullave në trafik dhe kanë ndodhur 43 aksidente trafiku me dëme materiale e 36 me të lënduar.

Ndërkohë që të enjten Asociacioni i Komunave të Kosovës pati një takim virtual me ushtruesen e detyrës së ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi ku kanë kërkuar largimin e orës policore, largimin e masës për bartje të maskës kur personi është i vetëm dhe lejimin e grumbullimit deri në 50 persona në ambiente të jashtme, janë kërkesat që AKK-ja i ka parashtruar.

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, teksa ka bërë të ditura kërkesat që janë parashtruar para nivelit lokal, tha se kanë kërkuar edhe shtimin e përqindjes së shfrytëzimit të lokaleve të gastronomisë pasi që ka rënie të rasteve me COVID-19.

(Kosova Sot Online)