Një person nga Ferizaj kanoset me thikë për 50 euro borxh

  • E.K /
  • 09 October 2021 - 11:03
Një person nga Ferizaj kanoset me thikë për 50 euro borxh

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka raportuar se është kanosur me thikë, për 50 euro borxh.

Rasti ka ndodhur të premten në Ferizaj, në ora 21:15.

“Ferizaj 08.10.2021 – 21:15. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka kanosur me thike duke ia kërkuar 50 euro borxh, dhe është larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në raport

I dyshuari është kërkuar nga patrullat policore por nuk është hasur për momentin.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori dhe me vendimin e tij iniciohet rasti në fjalë dhe i referohet hetimeve për procedurë të mëtutjeshme.

(Kosova Sot Online)