Aksident i frikshëm, kombi humb kontrollin dhe përplaset me kamionin, ka të vdekur

  • E.K /
  • 09 October 2021 - 12:21
Aksident i frikshëm, kombi humb kontrollin dhe përplaset me kamionin, ka të vdekur

Një aksident i rëndë ndodhi ditën e djeshme në Isparta të Turqisë duke lënë një të vdekur dhe 6 të lënduar.

Për arsye ende të paqarta një furgon humbi kontrollin duke u përplasur përballë me një kamion që transportonte mollë.

Përplasja ishte aq e fortë sa të dy mjetet u bënë copë, ndërsa mbeti i vdekur edhe drejtuesi i kamionit, kurse 6 pasagjerë të furgonit u dërguan me plagë në spital.

Gjithçka u filmua nga kamera që kishte një tjetër kamion që ndodhej pas. Pamjet janë vërtetë të frikshme dhe një mësim i mirë për përdoruesit e rrugës.

(Kosova Sot Online)